Besoj se të gjithë e njohin mirë marrëdhënien midis veprimit dhe pasojës.
Kompania që mund të arrijë të gjejë përkthyesë të tillë, do të ballafaqohet me pasojën e "çipos" ("cheap translator"). Do të qesh me ta në fund, sidomos kur vjen puna që të redaktohet materiali dhe atëherë do t'u dalin lakrat (kështu e themi??).
Unë asnjëherë nuk pranoj të bëj redaktime pa e parë në fillim materialin. Nëse përmban shumë gabime, gabime përkthimi, gabime drejtshkrimore, etj. nuk e pranoj dhe lajmëroj kompaninë menjëherë. Janë pikërisht këta "çipo" që i shohim shpesh nëpër faqet e KudoZ, që ose bëjnë pyetje për përkthime që janë jashtë ekspertizës së tyre, ose u përgjigjen pyetjeve të të tjerëve me 3-4 gabime brenda një fjalie (të mos përmend pastaj ata që nuk dinë as ta shkruajnë gjuhën shqipe siç duhet), aq sa të dhemb koka dhe syri nga gabimet e tyre drejtshkrimore/gramatikore/semantike etj. Nuk e kam fjalën për gabimet e rastësishme, që mund të na ndodhin të gjithëve. E kam fjalën për gabimet e vazhdueshme dhe të përhershme.
Eno, edhe unë bëra të njëjtën gjë, i shkrova asaj agjencisë por nuk kam marrë përgjigje deri tani. A ju kthyen përgjigje juve?
Ditën e mirë,
Eva
Monika Coulson wrote:
"Agree" me komentin tuaj?

Monika
Eno Damo wrote:
Pershendetje,
Dje u publikua nje oferte skandaloze per perkthime anglisht-shqip, nga nje tip nga Turqia, vetem per $ 0.03 per fjale. E kuptoj se cmime te tilla jane te zakonshme ne Shqiperi dhe se une dikur kam punuar me ato cmime. Por skandaloze eshte se keto cmime paraqiten ne nje forum te tille nderkombetar si proz. Une i shkrova personit ne fjale, duke i shpjeguar se me cmime te tilla do te terheqe persona jokompetente dhe i shpreha shqetesimin tim per oferten e tij. Dua t'ju inkurajoj qe edhe ju te beni te njejten gje. Agjencite apo persona te tille duhet te dine ose te mesojne vleren e vertete te perkthimit, vecanerisht ne nje gjuhe si shqipja, per te cilen nuk ka shume kerkesa.
Gjithe te mirat,
Eno Damo
[Edited at 2004-02-20 18:57]