Off topic: Raca shqiptare, kryevepra e identitetit shqiptar
Penyiaran jaluran : Monika Coulson
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 18:29
Ahli (2001)
Bahasa Inggeris hingga Bahasa Albania
+ ...
SITE LOCALIZER
Sep 27, 2003

Ju rrëfej racen shqiptare

Nga Dr. Jakov Milaj

Te pergatitesh nje studim antropologjik e historik, pa qene as antropolog as historian, duhet te kesh shume guxim. E une kete guxim e mora, pse desha te plotësoje, me sa me qe e mundur, nje nevoje te madhe shpirtërore, nje mungese qe duhet te kete ndjere Shqiptari: njohjen e vet-vehtes.


E kaluara dhe e ardhmja e nje kombi, ndjekin nje rruge te caktuar, drejtimin e se ciles, me teper se fati, e japin fu
... See more
Ju rrëfej racen shqiptare

Nga Dr. Jakov Milaj

Te pergatitesh nje studim antropologjik e historik, pa qene as antropolog as historian, duhet te kesh shume guxim. E une kete guxim e mora, pse desha te plotësoje, me sa me qe e mundur, nje nevoje te madhe shpirtërore, nje mungese qe duhet te kete ndjere Shqiptari: njohjen e vet-vehtes.


E kaluara dhe e ardhmja e nje kombi, ndjekin nje rruge te caktuar, drejtimin e se ciles, me teper se fati, e japin fuqitë biologjike. Prandaj, po te kerkojme thelle-thelle shkaqet e lulezimit ose te teposhtes se nje populli, do te hasim, ne çdo rasje, ne faktore biologjike.

Thesari m'i çmuar i nje shteti nuk perbehet prej pasurisë se tokes e se nentokes se tij dhe prej mundesive te zhvillimit ekonomik, por prej njerëzve që ai shtet mban ne gji, prej shpirtit që i u jep gjalleri ketyre njerezve, prej gjakut qe qarkullon neper venat e tyre. Raca, sipas mendimit te te gjithe biologëve, percakton prirjet shpirtërore te nje populli, kanalizon deshirat e mendimet, rregullon, pa e kuptuar, jeten e individeve, qofte ne pjesen vehtiake, qofte ne marrëdhenie me shoqi-shojne.

Ky studim nuk eshtë bere per t'u marre me racizem ne kuptimin politiko-filozofik, qe i japin ketij skaji popujt e tjere te botes. Ne nje vend si ky i yni, ku nuk njihen as fillet e shkencave biologjike dhe ku nuk dihet, as ne vija te pergjithshme, se cila eshte paja morfologjike e shpirtërore qe ne na ben te shquhemi nga popujt e tjere te Ballkanit e të Evropes, te hidhet ne shesh nje ide e ketille do t'ishte gje fare e papjekur dhe nuk do te jipte asnje perfundim praktik.

Qellimi i hartimit te kesaj vepre ka qene qe te nxjerre ne shesh disa te verteta, gjer me sot te panjohura, mbi racen tone dhe t'u jape shkas, atyreve që e ndjejne vehten te zotin, per t'u marre pak me teper me biologji e antropologji. Perfundimet, qe ka per te nxjerre lexonjesi nga keto faqe, jane te thjeshta dhe, ndofta, te njohura intuitivisht prej shume Shqiptarevet, me gjithe se te mohuara prej te huajvet dashakeqe: se populli arberor ka nje origjine te vetme te perbashket: se eshte anas (autokton) ne te gjitha viset ku banon sot; se as midis myslimanëvet e kristianëvet, as midis Gegëvet e Toskëvet nuk ka ndonje ndryshim racor; e, me ne fund, se ndihet nevoja per nje politike shoqerore, qe te synoje fuqizimin fizik te races shqiptare.

Kombi yne ndodhet, siç mund te kuptohet lehtazi, ne kushte shume te mira, per sa i perket races. Me njeri-tjetrin nuk na lidh vetem gjuha e historia, por edhe gjaku, prandaj kemi trajta trupore e veçori shpirtërore te perbashketa.

Me sa, ne cilin do nga shtetet e tjera te Kontinentit tone gjejme me shume se nje race, me tipare fiziologjike e psiqike te ndryshme, ne Shqiperi kemi vetem racen ilirike ose dinarike te cemuar edhe prej racisteve me orthodokse, si nje nga racat me te larta, me te gjalla e me shpirt te pajosur me cilësi te zgjedhura. Njesia e races duhet te kete rendesi te madhe per Kombin tone te mitur, pse nga kjo rrjedh diçka e rendesishme: divergjencat mendore e shpirtërore ndermjet Shqiptarëvet duhet te jene shume te vogla, aspiratat kombetare te perbashketa.

Ç'paradoks kishte per te thene ndonje lexonjes me njemendësin (realitetin)! Po te jete keshtu, shkenca nuk i pergjigjet se vertetes. Nuk po shihni se si Shqiptaret, po orvaten t'i hane koken shoqi-shojte?

Por, une kujtoj, se kjo armiqësi e sotme nuk ka asnje themel. Eshtë nje krize shpirtërore e çastit dhe e sheruarshme, nje fare nevralgjie, qe do te kaloje mbrenda pak kohe.

Mbushen plote pese vjet qe ndodhemi ne lufte, ne nje lufte te tmerreshme
ku raca, popuj e idera po perleshen si kurre ndonje here tjeter. Valet e perthyera te kesaj ndeshje kaq te madhe duhet te ndiheshin edhe ne vendin tone. Ketu takuan toke djerre, por pjellore mendje te padjallezuara, ndergjegje te patrajtuara sa e si duhet e prandaj bene vepren e tyre. Mekati, pra, per kete gjendje që u krijua, nuk eshte i races e, per rrjedhim, jo i turmes shqiptare, por pse mos ta themi?- i atyrevet , që u takonte barra ta leronin kete turme, i udheheqesve te saj te djeshem intelektuale e politikane, qe kane punuar pak, shume pak, per te njohur psiken e Shqiptarit, per te kuptuar prirjet e mbehit e saje dhe per tu dhene atyreve drejtimin e duhur.

Ne Shqiperi, per shkak te rrethanave qe nuk mvareshin prej nesh, mendjet
drejtonjese munguan gjate periudhes se Rilindjes. Vetem harti, letersia,
beri diçka per te mekembur ndergjegjen kombetare, e cila, gjer ne vjetet
e mbrame te tetëqindshit, venitej ne letargjinë e rende, qe paten krijuar tri a kater vargje shekujsh roberie. Por, edhe drita e tij qe shume e zbehte dhe rruga per të arritur piken e synimit, shume e veshtire pse krejt e parrahur. Vullnetet e ndergjegjet e reja, që ishin te domosdoshme per t'i dhene jete nje shteti te pavarur jo vetem politikisht, por edhe shpirterisht, nuk u krijuan dot.

Per te caktuar fatin qe na ruhet per te nesermen, kemi nje a tout te
madhe ne dore: pernjesin (uniformitetin) e brumit, qe perben Kombin
tone. Ne qofte se intelektualet e ndergjegjshem do t'i pervishen me
mish e me shpirt punes, qe te zbulojne problemet shpirtrore e lendore te fisit arberor dhe t'u gjejne atyreve zgjidhjen e drejte, nuk duhet te trembemi per të ardhmen. Vetem duhet pune, punë e parreshtur mendimtaresh te vertete.

Kjo pune eshte shume më e rende tek ne, sesa te popujt e tjere te botes. Duhet nisur prej themelit. Eshtë mire t'i njohim e t'i themi vete te metat tona: Jemi nje popull anakronik në Evropen e sotshme. Ne s'e kemi trajtuar akoma ndergjegjen kombetare, kurse kombet e tjera kane shkuar shume perpara. Por, me gjithe veshtiresit e medha qe paraqiten, munt t'ia dalim çdo pengimi. Raca jone i ka dhene botes se huaj vlefta te larta e te shumta ne perpjestim me numrin e perfaqesonjesve te saj. Ajo ruan, sigurisht, energji te medha edhe sot e kesaj dite. Keto energji do te nxjerrin, me doemos shkendi xixëllonjese, qe do ta ndriçojne kete popull dhe do t'i tregojne drejtimin qe duhet ndjekur.

Qellimi që u ndoq ne hartimin e kesaj vepre ka qene shume i kufizuar. Eshtë permendur edhe me pare: t'i jepet rasja lexonjesit te thjeshte, qe te nxeje disa te verteta rreth races se tij, te dije se midis tij dhe atyreve qe flasin nje gjuhe me te, nuk ka asnje ndryshim gjaku e pra ta njohe Shqiptarin, qe prej Mitrovice e gjer ne skajin me jugor te Çamerise, si vëllan e vete.

Gjuha e perdorur eshtë e thjeshte dhe, per ta bere qe teksti te kuptohet
lehte, ane mbledhur ne nje kaptine te veçante, disa shenime e sqarime biologjike te vulgarizuara. Rrjeshtimi i lendes eshtë bere ne menyre qe secili lexonjes te gjeje diçka qe ta interesoje.

Jane, me sa di une, te parat qe shkruhen mbi racen tone ne gjuhen shqipe
e prandaj shume-kushit nuk do t'i kete rene rasja, qe te mirret me problemet qe ceken ne kete veper.

Tiranë, Jenar 1944 (Marre nga parathenia e ketij botimi)
Collapse


 
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 18:29
Ahli (2001)
Bahasa Inggeris hingga Bahasa Albania
+ ...
TOPIC STARTER
SITE LOCALIZER
Raca shqiptare, kryevepra e identitetit shqiptar (Komente nga Ben Andoni) Sep 27, 2003

Raca shqiptare, kryevepra e identitetit shqiptar

Eshte shkruar ne vitin 1944 dhe mbeti gati 50 vjet ne hije. Ashtu si edhe autori i saj , studiuesi i njohur Jakov Milaj, i doktoruar ne Torino. Ne kete veper profesionale, ai hodhi per here te pare rrugen
per antropologjine shqiptare. Vepra ka nje karakter te theksuar patriotik dhe kombetar

Ben Andoni

Kur ne janar te vitit 1944, Doktor Jakov Milaj do te botonte "Racen shqiptare" nuk e kishte menduar ku
... See more
Raca shqiptare, kryevepra e identitetit shqiptar

Eshte shkruar ne vitin 1944 dhe mbeti gati 50 vjet ne hije. Ashtu si edhe autori i saj , studiuesi i njohur Jakov Milaj, i doktoruar ne Torino. Ne kete veper profesionale, ai hodhi per here te pare rrugen
per antropologjine shqiptare. Vepra ka nje karakter te theksuar patriotik dhe kombetar

Ben Andoni

Kur ne janar te vitit 1944, Doktor Jakov Milaj do te botonte "Racen shqiptare" nuk e kishte menduar kurre, qe vepra e tij do te kishte ate kalvar te tmerrshem, qe e ka ndjekur jeten e tij. Per gati 50 vjet, vepra nuk lejohej dhe ajo do te gjente driten e botimit vetem ne vitet e demokracise. Por, edhe pa u ribotuar, kalvari dhe mbijetesa e Doktorit patriot Jakov Milaj kishte kaluar dimensionet e zakonshme.

Doktor Milaj i eshte perqasur vdekjes, si ne ndonje veper letrare, realisht disa here. Njehere kur ishte fare i ri, ne vitin 1935. Denimi me 101 vjet iu fal kohe me vone, per shkak te nderhyrjes nderkombetare, ndersa vite me vone komunistet do te ishin me ogurzinj. Ata e denuan qe me te marre pushtetin me 15 vjet dhe gjithe jeten e lane neper fshatra, Doktorin e talentuar. Kuptohet se, ata, nuk mbyten dot zerin dhe potencalin e tij intelektual. Pas botimit te kryevepres se tij "Raca shqiptare", harrimi ishte gjeja me e pamundur qe mund t'i behej Dr. Milajt.

Vepra doli atehere ku ne gjenetiken shqiptare ishte gjendje thatesire. Si veper, ajo eshte e para ne llojin e saj e shkruar nga nje autor shqiptar. Ne aspektin antropologjik, ky eshte i pari punim, i shkruar mjeshterisht me nje gjuhe te pasur dhe te paster, ku del tipi fizik shqiptar dhe ecuria e tij evolutive ne rrafsh kombetar, eshte thene ne nekrologjine e tij tek Drita, ne vitin 1997.

Me sa di une, "Raca shqiptare" eshte e para monografi e shkruar nga nje autor shqiptar, ne te cilen provohet me bindje prejardhja e ketij populli dhe njesia e kombit shqiptar me mjete nderdisiplinore, ku shtyllat kryesore te argumentimit i mbajne ne menyre te natyrshme antropologjia dhe shkencat historike, ka thene As. Prof. Dr. Aleksander Dhima.

Eshte po ky studiues i njohur qe ne nje referat kushtuar atij parashtron dhe cilesine e veçante dhe meriten e ketij botimi. Ku per racen dhe kombin, ai thote per Doktorin e shquar: "Per racen si nocion biologjik e realitet historik, Milaj ka nje nocion te qarte, perderisa e veçon ate nga kombi. Madje, ai ka bere te veten teorine e mobilitetit racor nen shtysen e veprimeve mjedisore".

Do te duhej nje specialist qe te rendiste si duhet vlerat e kesaj vepre, qe tani eshte ne duart e publikut shqiptar. Por, autori yne, me mire se kush tjeter e ka treguar vete mision e tij ne kete veper. Qellimi i hartimit te kesaj vepre ka qene qe te nxjerre ne shesh disa te verteta, gjer me sot te panjohura, mbi racen tone dhe t'u jape shkas, atyreve që e ndjejne vehten te zotin, per t'u marre pak me teper me biologji e antrologji. Perfundimet, qe ka per te nxjerre lexonjesi nga keto faqe jane te thjeshta dhe, ndofta, te njohura intuitivisht prej shume Shqiptarevet, me gjtihe se te mohuara prej te huajvet dashakeqe: se populli arberor ka nje origjine te vetme te perbashket: se eshte anas (autokton) ne te gjtiha viset ku banon sot; se as midis myslimanëvet e kristianëvet, as midis Gegëvet e Toskëvet nuk ka ndonje ndryshim racor; e, me ne fund, se ndihet nevoja per nje politike shoqerore qe te synoje fuqizimin fizik te races shqiptare.

Por, Shqiperia nuk e mbajti si duhet nje nga njerezit e saj me te shquar. Ajo i fali gjithmone vuajtje dhe shume here madje edhe dilemen e madhe te jetes. Gje e cila eshte shume pak per staturen e tij.
Perfundimi i tij i madh se toske e gege jane te nje race te vetme dhe te nje konstrukti shpirteror mbetet lapidar.

Me pak fjale, ky eshte nje nga njerezit me te njohur dhe modeste, qe ka nxjerre Shqiperia. Emri i tij ne Fier eshte i madh ne publicistike, studime, veterinari, sport etj. Vitet e pakta, ku ai nuk eshte me i gjalle, e forcojne me shume karakterin e tij. Qe nuk u mposht, nga tre regjime te ndryshme. Jakov Milaj eshte pjesa me e mire e studiuesve patritote shqiptare, i asaj pjese qe i dedikohet mbijetesa e
identitetit shqiptar.
Collapse


 
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 18:29
Ahli (2001)
Bahasa Inggeris hingga Bahasa Albania
+ ...
TOPIC STARTER
SITE LOCALIZER
Kush ishte Jakov Milaj Sep 27, 2003

Kush ishte Jakov Milaj

Nje pershkrim i Doktorit te madh fierak, qe u detyrua te punonte vazhdimisht ne periferi te vendlindjes se tij, ne menyre qe te harrohej. Babai i Antropologjise shqiptare, njeriu qe kontribuoi pa mase per shkencen veterinare

Profesor Jakov Milaj lindi ne Fier me 25 mars te vitit 1911. Ai u shkollua ne Gjimnazin e Shkodres, ku e mbaroi ate ne fund, si nje nga studentet e saj me te mire ne vitin 1931. Qe i ri, ai eshte dalluar per etjen per dituri d
... See more
Kush ishte Jakov Milaj

Nje pershkrim i Doktorit te madh fierak, qe u detyrua te punonte vazhdimisht ne periferi te vendlindjes se tij, ne menyre qe te harrohej. Babai i Antropologjise shqiptare, njeriu qe kontribuoi pa mase per shkencen veterinare

Profesor Jakov Milaj lindi ne Fier me 25 mars te vitit 1911. Ai u shkollua ne Gjimnazin e Shkodres, ku e mbaroi ate ne fund, si nje nga studentet e saj me te mire ne vitin 1931. Qe i ri, ai eshte dalluar per etjen per dituri dhe mbi te gjitha karakterin e paepur. Kur ishte nxenes ka drejtuar shoqaten kulturore "Besa shqiptare". Per nje kohe te gjate, ai punoi si mesues ne qytetin e tij te lindjes, Fier; sekretar komune
ne nenprefekturen e Kolonjes; redaktor ne organe te ndryshme te shtypit te Tiranes e sidomos ne "Vatra" te Timo Dilos dhe ne "Perpjekjen shqiptare" te Branko Merxhanit. Ne kete kohe ka formuar shume njohje, ku spikat mbi te gjitha, miqesia e madhe me Migjenin. Per ata, qe kane shfletuar ne median e shkruar ne vitet '30, ka qene e pamundur qe te mos e hasnin ngado emrin apo inincialet e tij. Fale erudicionit, ai shkruante ne fushen historike, etnografike, antropologjike. Ishte kjo arsyeja, qe ai qe ne vitin 1934 i eshte dhene e drejta e studimit per veterinari ne Universitetin e Torinos. Por, ne vitin 1935, ai nderpret perkohesisht studimet dhe kthehet ne vendlindje, ku merr pjese ne Kryengritjen e Fierit. Deshtimi i saj do te ishte fatal per Milajn. Ai do te denohej me burgim te perjetshem ose 101 vjet. Pas nderhyrjes se organizatave te shumta nderkombetare, ai do te falej. Me pas, u largua perseri nga vendi, per te vazhduar perseri studimet e lena pergjysem. Ne ditet e fundit te Migjenit, ai do te ishte prane tij dhe te motres ne Senatoriumin e Tore Felices. Madje, do te ishte ai, qe do te sillte edhe fjalet e fundit te Migjenit te madh dhe doreshkrimet e fundit nga spitali.

Ne Shqiperi eshte rikthyer ne vitin 1939, pasi ishte diplomuar shkelqyeshem. Ai do te punonte ne institucionet zyrtare dhe ne qeverine e Maliq Bushatit do te ishte pak muaj edhe Minister i Bujqesise. Nga 12 shkurti deri me 12 prill 1943 punoi si Minister i Bujqesise dhe i Pyjeve. Shkak per largimin e tij te shpejte ishte se kerkoi qe pyjet tona te shkeputeshin nga kontrolli italian dhe milicia italiane e
pyjeve te zevendesohej me shqiptare, kerkesa keto qe nuk u perfillen. Kuptohet se u detyrua te jape doreheqjen. I gjithe ky kalvar eshte pak, po te kujtosh ate, qe e ndoqi ne periudhen pas Çlirimit te vendit. Punoi si veteriner ne Durres, Bilisht, Fier dhe vazhdimisht i shmangur qytetit
te tij. Qe me vitin 1945 u denua me 15 vjet burg, prej te cilave beri 6 vjet burg dhe 4 vjet, ai dhe familja u internuan ne Shtyllas te Fierit dhe Radostine.

Ndoshta vitet e tij me te bukura mbeten vitet pas viteve '90, kur ne Shqiperi erdhi Demokracia. Por, plakut te mencem i kishin mbetur fare pak. Jakov Milaj do te vdiste ne 2 janar te vitit 1997 ne moshen 86 vjeçare. Fati i tij eshte fati i njerit prej atyre njerezve te paket, qe ishin te disponuar qe te progresonin Shqiperine, ndersa rregjimet e ndryshme te shtetit te tij e detyruan, qe te punonte thjesht per te mbijetuar.



[Edited at 2003-09-27 00:10]
Collapse


 


Tiada moderator ditugaskan khusus untuk forum ini.
To report site rules violations or get help, please contact site staff »


Raca shqiptare, kryevepra e identitetit shqiptar






Trados Studio 2022 Freelance
The leading translation software used by over 270,000 translators.

Designed with your feedback in mind, Trados Studio 2022 delivers an unrivalled, powerful desktop and cloud solution, empowering you to work in the most efficient and cost-effective way.

More info »
LinguaCore
AI Translation at Your Fingertips

The underlying LLM technology of LinguaCore offers AI translations of unprecedented quality. Quick and simple. Add a human linguistic review at the end for expert-level quality at a fraction of the cost and time.

More info »