Off topic: Dita e Verës, 14 Marsi, një zakon arbëresh Penyiaran jaluran : Monika Coulson
| Monika Coulson Local time: 10:09 Ahli (2001) Bahasa Inggeris hingga Bahasa Albania + ... SITE LOCALIZER
Dita e Verës, 14 Marsi, një zakon arbëresh
Dita e Verës quhet e tillë sepse më 14 Mars bimësia zgjohet nga gjumi dimëror.
Në këtë ditë bimësia fillon të thithë lëngjet nga toka dhe kështu të rritet.
Shenjat e festimit të këtij zakoni arbëresh janë:
1) Marrja datën 13 Mars të një tufe të vogël bari të njomë bashkë me rrenjët
dhe dheun, me qëllim që të gjendet mëngjezin ... See more Dita e Verës, 14 Marsi, një zakon arbëresh
Dita e Verës quhet e tillë sepse më 14 Mars bimësia zgjohet nga gjumi dimëror.
Në këtë ditë bimësia fillon të thithë lëngjet nga toka dhe kështu të rritet.
Shenjat e festimit të këtij zakoni arbëresh janë:
1) Marrja datën 13 Mars të një tufe të vogël bari të njomë bashkë me rrenjët
dhe dheun, me qëllim që të gjendet mëngjezin e datës 14 Mars në shtëpi.
2) Gatimi i ballakumeve, që gatuhen një ose dy ditë përpara datës 14 Mars,
me qëllim që mëngjezi i datës 14 Mars t'i gjejë ballakumet në shtëpi.
GATIMI I BALLAKUMEVE
MASAT
1 kg sheqer, 0.4 kg tëlyn (gjalp), 7-8 kokrra vezë, 1 kg miell misri i situr,
një dorë miell gruri, 1 fixhan kafeje qumësht;
një enë e madhe bakri e pakallajisur ose përndryshe prej qelqi.
GATIMI
Tretet tëlyni dhe lihet te fundërrojnë kripërat e tij. Pastaj tëlyni i vakët
dhe pa kripërat e rëna në fund rrihet me sheqerin deri sa të bëhet një masë
e bardhë. E mira është që rrahja e masës të bëhet me dorë, sepse përfundimi
i përzjerjes ndjehet kur të duket se prek fije me dorën që po përzien masën
e krijuar. Ndërkohë vezët janë përzjerë me qumështin më parë dhe shtohen
dalëngadalë tek sheqeri i rrahur, duke vazhduar përzjerjen e këtij të fundit.
Pastaj hidhet mielli dalëngadalë duke vazhduar perzjerjen me dorë.
Mielli i grurit hidhet nga fundi. Duhet patur kujdes me hedhjen e miellit,
sepse mielli i tepërt i bën të forta ballakumet pas pjekjes. Prandaj, pasi është
harxhuar sasia e paracaktuar e miellit, brumi lihet 15-30 minuta në qetësi
pavarësisht se ai mund të duket i qullët. Kjo kohë mjafton që grimcat e miellit
të thithin lagështirën e brumit të qullët. Nëse shihet se brumi ka mbetur përsëri
si i qullët, atëhere atij mund t'i shtohet edhe një dorë miell.
Kështu me këtë brume ballakumet nuk do të shtrihen gjatë pjekjes.
PJEKJA
Tepsiat lyhen me pak tëlyn dhe spërkaten me pak miell. Pastaj, nga brumi
tashmë i gatuar, formohen me dorë gurabiet me madhësi jo të vogël dhe
vendosen mbi tepsi të larguara nga njëra tjetra. Paraprakisht furra është
nxehur në 170oC. Futet tepsia në furrë dhe lihet aty derisa ballkumet të
formojnë pak kore (jo të skuqen). Nxirret pastaj tepsia nga furra dhe
lihet të ftohet, me qëllim që balakumet të shkëputen lehtësisht nga tepsia.
Gëzuar! ▲ Collapse | | | Traditë e zonës së Elbasanit. | Mar 9, 2004 |
Edhe zona e Elbasanit gatuan ballokumet në ditën e verës. (Më duket se i quajnë ballokume, nuk jam shumë e sigurt.)
Më së fundi po vjen! | | |
Më duket sikur ia ndjej erën. Më të mira nuk bëhen. Unë, kur isha në Tiranë shkoja çdo ditë vere në Elbasan, aty ku edhe festohet edhe më shumë, siç thotë edhe Vjollca. O goca, po rrethi me pe' të kuq e të bardhë rreth dorës, nga e ka nismën dhe ç'do të thotë? Di që ditën e verës (pranverës) duhet t'a vësh në dore dhe ta heqësh kur del pranvera dhe hyn vera (behari...u kuptua, apo jo)duhet ta lësh në një degë trëndafili...ose peme tjetër që ke aty pranë. Në... See more Më duket sikur ia ndjej erën. Më të mira nuk bëhen. Unë, kur isha në Tiranë shkoja çdo ditë vere në Elbasan, aty ku edhe festohet edhe më shumë, siç thotë edhe Vjollca. O goca, po rrethi me pe' të kuq e të bardhë rreth dorës, nga e ka nismën dhe ç'do të thotë? Di që ditën e verës (pranverës) duhet t'a vësh në dore dhe ta heqësh kur del pranvera dhe hyn vera (behari...u kuptua, apo jo)duhet ta lësh në një degë trëndafili...ose peme tjetër që ke aty pranë. Në më të mirën e rastave e marrin zogjtë për ta vendosur në materialet që përdorin për ndërtimin e foleve të tyre. Kështu më ka thënë komshia ime në Shqipëri që është elbasanase.
Këto gjëra më pëlqejnë shumë dhe kur isha studente këtë lëndë (Folklor & Etnografi) i lexoja me shumë qejf.
A e ka provuar ndonjë nga ju t'i gatuajë ballakumet? Po gatime të tjera shqiptare? ▲ Collapse | | | Monika Coulson Local time: 10:09 Ahli (2001) Bahasa Inggeris hingga Bahasa Albania + ... TOPIC STARTER SITE LOCALIZER | Tiada moderator ditugaskan khusus untuk forum ini. To report site rules violations or get help, please contact site staff » Dita e Verës, 14 Marsi, një zakon arbëresh Anycount & Translation Office 3000 |
---|
Translation Office 3000
Translation Office 3000 is an advanced accounting tool for freelance translators and small agencies. TO3000 easily and seamlessly integrates with the business life of professional freelance translators.
More info » |
| Trados Business Manager Lite |
---|
Create customer quotes and invoices from within Trados Studio
Trados Business Manager Lite helps to simplify and speed up some of the daily tasks, such as invoicing and reporting, associated with running your freelance translation business.
More info » |
|
| | | | X Sign in to your ProZ.com account... | | | | | |