Për punët e përkthimit
Penyiaran jaluran : aneta_xh
aneta_xh
aneta_xh  Identity Verified
Bahasa Inggeris hingga Bahasa Albania
+ ...
Apr 15, 2004

Të dashur kolegë,
sot pash një njoftim këtu në proz për një puën editimi. Gjithashtu mora edhe nga një listë tjetër përkthyesish një njoftm për një punë përkthimi rreth 200,000 fjalë, por për ta parë atë, duhej të paguaja rreth 60 dollarë. Si ka mundësi ky ndryshim i madh, kur këtu mund të shikosh çdo gjë, ndërsa tek të tjerët duhet të paguash para se të shikosh ndonjë? Edhe këtu, kam vënë re se ka punë të caktuara që ata kërkojnë që vetëm anëta
... See more
Të dashur kolegë,
sot pash një njoftim këtu në proz për një puën editimi. Gjithashtu mora edhe nga një listë tjetër përkthyesish një njoftm për një punë përkthimi rreth 200,000 fjalë, por për ta parë atë, duhej të paguaja rreth 60 dollarë. Si ka mundësi ky ndryshim i madh, kur këtu mund të shikosh çdo gjë, ndërsa tek të tjerët duhet të paguash para se të shikosh ndonjë? Edhe këtu, kam vënë re se ka punë të caktuara që ata kërkojnë që vetëm anëtarët me pagesë ti shikojnë. Unë deri tani nuk kam marrë asnjë punë këtu, po ju a keni marrë?
Me respekt,
Ani
Collapse


 
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 09:34
Ahli (2001)
Bahasa Inggeris hingga Bahasa Albania
+ ...
SITE LOCALIZER
Përvoja ime Apr 15, 2004

Hi Aneta,
po, është e vërtetë që në ProZ.com ka punë që janë vetëm për anëtarët me pagesë (ose Platinum) dhe të tjera që janë për të gjithë. Nuk e di për cilin "vend tjetër përkthimi" e keni fjalën, prandaj personalisht nuk mund të bëj asnjë koment.
Megjithatë, unë kam patur plot përfitime si anëtare me pagesë, për vetë faktin se jo vetëm që emri të del në faqen e parë të listës së përkthyesve, por gjithashtu, mund t'i shikosh të gjitha pun
... See more
Hi Aneta,
po, është e vërtetë që në ProZ.com ka punë që janë vetëm për anëtarët me pagesë (ose Platinum) dhe të tjera që janë për të gjithë. Nuk e di për cilin "vend tjetër përkthimi" e keni fjalën, prandaj personalisht nuk mund të bëj asnjë koment.
Megjithatë, unë kam patur plot përfitime si anëtare me pagesë, për vetë faktin se jo vetëm që emri të del në faqen e parë të listës së përkthyesve, por gjithashtu, mund t'i shikosh të gjitha punët e vëna, ofertat për punë (bids) të anëtarëve "Platinum" dalin më lart se ato të anëtarëve pa pagesë etj.
Unë kam marrë disa punë këtu në ProZ.com, por mbi të gjitha më pëlqen përvoja që kam patur këtu, sidomos me pyetjet KudoZ. Me anë të këtyre pyetjeve, unë kam mësuar më shumë se sa u kam dhënë të tjerëve. Në fund të fundit, ProZ.com është vendi më mirë dhe më i frekuentuar nga përkthyesit, në mbarë botën. Gjithashtu, kliko këtu http://www.proz.com/plat për të mësuar më shumë për përfitimet e anëtarëve me pagesë.

Gjithë të mirat,
Monika

aneta_xh wrote:

Të dashur kolegë,
sot pash një njoftim këtu në proz për një puën editimi. Gjithashtu mora edhe nga një listë tjetër përkthyesish një njoftm për një punë përkthimi rreth 200,000 fjalë, por për ta parë atë, duhej të paguaja rreth 60 dollarë. Si ka mundësi ky ndryshim i madh, kur këtu mund të shikosh çdo gjë, ndërsa tek të tjerët duhet të paguash para se të shikosh ndonjë? Edhe këtu, kam vënë re se ka punë të caktuara që ata kërkojnë që vetëm anëtarët me pagesë ti shikojnë. Unë deri tani nuk kam marrë asnjë punë këtu, po ju a keni marrë?
Me respekt,
Ani



[Edited at 2004-05-13 05:59]
Collapse


 
Fabiana Papastefani-Pezzoni
Fabiana Papastefani-Pezzoni  Identity Verified
Albania
Local time: 17:34
Ahli (2003)
Bahasa Inggeris hingga Bahasa Albania
+ ...
E vërtetë, Platiniumi ndihmon Apr 16, 2004

E dashur Aneta,

Nga përvoja ime di që janë disa vende përkthimi që nuk lejojnë të shihen punët e përkthimit për disa orë (disa 6 orët e para e disa të tjerë 8 orët e para) nëse nuk je anëtar me pagesë. Kjo do të thotë që këta anëtarë kanë paguar për të patur një trajtim përparësor jo vetë në parjen e punëve por edhe të tjerë elementë. Do të më dukej shumë sikur shuma 60 USD të ishte për çdo herë që do të donim të shihnim punimet.
... See more
E dashur Aneta,

Nga përvoja ime di që janë disa vende përkthimi që nuk lejojnë të shihen punët e përkthimit për disa orë (disa 6 orët e para e disa të tjerë 8 orët e para) nëse nuk je anëtar me pagesë. Kjo do të thotë që këta anëtarë kanë paguar për të patur një trajtim përparësor jo vetë në parjen e punëve por edhe të tjerë elementë. Do të më dukej shumë sikur shuma 60 USD të ishte për çdo herë që do të donim të shihnim punimet.

Por më e çuditshmja (ose jo edhe aq normale) më ka ndodhur me një agjensi dje, e cila kishte nisur një mesazh për shprehje interesi për një punë, dhe pasi puna u dha gjetkë stafi i agjensisë më kontaktoi sërish duke më thënë që po të doja mund të regjistrohesha për të qënë në database-in e tyre për punëra të tjera. E po mirë thashë. Shkova, vendosa Emrin e identifikimit dhe fjalë-kalimin, pastaj shkova të mbush faqen me të dhëna për gjuhët, përvojën, çmimet etj.

Faqja kishte shumë gjëra që nuk shkonin:
- Për një kombinim gjuhësh kishin vetëm një fushë përvoje, gjë që nuk më pëlqeu, pasi vetëm në një kombinim mund të punoj në minimumin katër-pesë fusha.
- Pyesnini sa qafe bën në ditë dhe ngjitur me të thoshte "Çmimi"...?? I kujt, për fjalë apo për faqe. Vura çmimin për faqe, meqë pak më parë pyesinin për volumin e faqeve në ditë, dhe, "guarda caso", ata donin çmimin për fjalë. Këtu vjen më e bukura. Ata m'u përgjigjën duke më thënë falemnderit për regjistrimin. Ne kemi nevojë për çmimin për fjalë dhe jo për faqe kështu që në porfilin tënd vumë çmimin prej 0.05 USD/fjalë. Pikë. As "morëm lirinë" as "shpresoj që të mos jesh kundër" as "nëse je kundër të lutemi na thuaj" e ku e di unë se çfarë.

Shkova tek sy sit dhe hyra në profilin tim. Asgjë nuk mund të "edit" aty, pra të ndryshohej. Pra ti (një që regjistrohet) aty nuk mund të ndryshosh gjë nga profili yt përveç të shtosh një kombinim gjuhësh apo të ndryshosh fushën e përvojës. Ç'bëra unë thoni ju? Besoj se shumë nga ju e marrin me mend. Ata u përgjigjën me ton pak të pizmosur duke thënë, ok, në profilin tënd tani figuron çmimi që deshe, por nuk iu përgjigjën asnjë nga pyetjeve të mia mbi atë se si funkionon kjo faqe, pse nuk ndryshohen të dhënat, pse nuk shihen projektet, pse nuk shihen kolegët e tjerë, etj. Jo se ata duhet të bëjnë një faqe si na pëlqen neve, ajo mund të funksionojë "one way" siç edhe më konfirmuan, por fakti që ata ndiheshin të bezdisur të përgjigjeshin dhe të jepnin sqarime mbi atë se si do t'i përdornin të dhënat personale mua më bezdiste edhe më shumë. Nëse ky është vetëm një data-base i brëndëshëm, ç'nevojë kishin ta hidhnin në një faqe ku shumë pak informacion është në dispozicion ose ku vetë faqja jote nuk mund të ndryshohet. Ata të shkretët ndoshta sapo e kanë hapur faqen, por po e përsëris, ata as nuk të shpjegonin se e kishin hallin. Hajt mo.

Sa për Proz.com, besoj se ja ka vlejtur barra qeranë të abonohem me pagesë. Punët e shtuan nga 0 në disa të vogla prej tyre brenda disa muajsh. Shpresoj që të rriten edhe më se po të duhej të nxirrja bukën e gojës me to, kam frikë se do të duhej të bëja edhe punë të tjera me kohë të kufizuar. Kemi edhe një dis-avantazh: ndoshta që gjuha jonë nuk ka edhe aq shumë kërkesa punësh siç shoh këtu në Kiev për shembull. Këta shqepen me punë ore!

Ju uroj të gjithëve më shumë fat.
Collapse


 
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 09:34
Ahli (2001)
Bahasa Inggeris hingga Bahasa Albania
+ ...
SITE LOCALIZER
Ke të drejtë Fabi Apr 16, 2004

Fabiana Papastefani-Pezzoni wrote:
Kemi edhe një dis-avantazh: ndoshta që gjuha jonë nuk ka edhe aq shumë kërkesa punësh siç shoh këtu në Kiev për shembull. Këta shqepen me punë ore!

Ju uroj të gjithëve më shumë fat.


E dashur Fabiana,
tani i ka marrë të gjitha fondet arabishtja... Megjithatë, edhe për shqipen vazhdojnë të ketë fonde për anën ushtarake (meqë Shqipëria ka dërguar forca ushtarake në aleancë me NATO-n), fonde financiare (shyqyr që financat janë gjithmonë në plan të parë) dhe kuptohet, këtu në SH.B.A., nuk mbarojnë asnjëherë projektet e përkthimit për shkollat, spitalet dhe proceset e emigracionit [këto të fundit në fakt sikur janë shtuar për shkak të kontrollit më të rreptë (si pasojë e frikës ndaj terrorizmit) në aeroporte, pra tani kapen më shumë njerëz me pasaporta të rreme. Gjynah për ata që kapen, se harxhojnë qimet e kokës për të blerë atë të shkretë pasaportë, por fakti është se kjo u ka nxjerrë shumë më tepër punë përkthyesve. Pra në njëfarë mënyre, edhe ne përkthyesit jemi viktima të terrorizimit]. Megjithatë, mendoj se ka punë për të gjithë

Monika

[Edited at 2004-04-17 05:44]


 


Tiada moderator ditugaskan khusus untuk forum ini.
To report site rules violations or get help, please contact site staff »


Për punët e përkthimit






Anycount & Translation Office 3000
Translation Office 3000

Translation Office 3000 is an advanced accounting tool for freelance translators and small agencies. TO3000 easily and seamlessly integrates with the business life of professional freelance translators.

More info »
LinguaCore
AI Translation at Your Fingertips

The underlying LLM technology of LinguaCore offers AI translations of unprecedented quality. Quick and simple. Add a human linguistic review at the end for expert-level quality at a fraction of the cost and time.

More info »