Halaman dalam topik: < [1 2 3] > | Çështje gramatikore: Përdorimi i shkronjave të mëdha Penyiaran jaluran : Monika Coulson
| Monika Coulson Local time: 19:50 Ahli (2001) Bahasa Inggeris hingga Bahasa Albania + ... TOPIC STARTER SITE LOCALIZER Shënim 4 për emërtimet gjeografike e territoriale-administrative | Jul 15, 2003 |
Emrat e anëve të horizontit dhe mbiemrat e formuar prej tyre shkruhen me shkronjë të madhe (me përjashtim të nyjës), kur përdoren si emërtime njësish territoriale (gjeografike ose historike) ose si pjesë të këtyre emërtimeve:
vallet tona të Jugut, popujt e Lindjes, Lindja e Largme, Lindja e Mesme, shtetet e Perëndimit, kryengritjet e malësorëve të Veritu, popujt e Veriut etj.;
Amerika e Jugut, Italia e Jugut, Poli i Jugut, Evropa e Veriut, Koreja e Ve... See more Emrat e anëve të horizontit dhe mbiemrat e formuar prej tyre shkruhen me shkronjë të madhe (me përjashtim të nyjës), kur përdoren si emërtime njësish territoriale (gjeografike ose historike) ose si pjesë të këtyre emërtimeve:
vallet tona të Jugut, popujt e Lindjes, Lindja e Largme, Lindja e Mesme, shtetet e Perëndimit, kryengritjet e malësorëve të Veritu, popujt e Veriut etj.;
Amerika e Jugut, Italia e Jugut, Poli i Jugut, Evropa e Veriut, Koreja e Veriut, Poli i Veriut, Shqipëria e Veriut etj.;
Amerika Jugore, Evropa Jugore, Shqipëria Jugore, Evropa Juglindore, Azia Juglindore, Mesdheu Lindor, Amerika Veriore, Shqipëria Veriore, Shqipëria Veriperëndimore etj.;
Kur emrat dhe mbiemrat e mësipërm përdoren për të shënuar një drejtim ose një pikë të horizontit, shkruhen me shkronjë të vogël: u nisën drejt veriut; era fryn nga lindja, në drejtim veriperëndimor etj. ▲ Collapse | | | Monika Coulson Local time: 19:50 Ahli (2001) Bahasa Inggeris hingga Bahasa Albania + ... TOPIC STARTER SITE LOCALIZER Shënim 5 për emërtimet gjeografike e territoriale-administrative | Jul 15, 2003 |
Emërtimet gjeografike shkruhen me shkronjë të madhe, edhe kur përdoren me kuptim të figurshëm:
Borovë (masakër fashiste), Munih (marrëveshje me fashizmin), Dien Bien Fu, Vaterlo (disfatë e rëndë ushtarake). | | | Monika Coulson Local time: 19:50 Ahli (2001) Bahasa Inggeris hingga Bahasa Albania + ... TOPIC STARTER SITE LOCALIZER Emërtimet e periudhave, të ngjarjeve, të akteve e dokumentave... | Oct 4, 2003 |
Emërtimet e periudhave, të ngjarjeve, të akteve e dokumenteve historike me rëndësi kombëtare ose ndërkombëtare, të monumenteve historike e të monumenteve të kulturës shkruhen me shkronjë të madhe (me përjashtim të nyjave dhe të fjalëve shërbyese):
Çlirimi (zhvillimi ekonomik pas Çlirimit), Reforma, Rilindja, Rilindja Kombëtare Shqiptare, Tanzimati etj.;
Antanta, Antanta e Vogël, (fuqitë) e Boshtit, Internacionalja e Parë, Komuna e Parisit, Konferenca e... See more Emërtimet e periudhave, të ngjarjeve, të akteve e dokumenteve historike me rëndësi kombëtare ose ndërkombëtare, të monumenteve historike e të monumenteve të kulturës shkruhen me shkronjë të madhe (me përjashtim të nyjave dhe të fjalëve shërbyese):
Çlirimi (zhvillimi ekonomik pas Çlirimit), Reforma, Rilindja, Rilindja Kombëtare Shqiptare, Tanzimati etj.;
Antanta, Antanta e Vogël, (fuqitë) e Boshtit, Internacionalja e Parë, Komuna e Parisit, Konferenca e Ambasadorëve, Konferenca e Paqes, Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe, Kongresi i Lushnjës, Kongresi i Përmetit, Kuvendi i Lezhës, Lidhja e Prizrenit, Lufta e Dytë Botërore, Lufta Nacionalçlirimtare, Lufta e Vlorës, Mbledhja e Beratit, Nata e Shën Bartolemeut, Njëqind Ditët, Operacioni i Dimrit, Qeveria e Përkohshme e Durrësit, Republika e Tretë, Shoqëria e të Shtypurit Shkronja Shqip, Traktati i Londrës, Traktati i Shën Stefanit, Traktati i Versajës etj.;
Dekreti i Paqes, Dekreti i Tokës, Karta e Kombeve të Bashkuara, Memorandumi i Gërçes, Tezat e Prillit etj.;
Kalaja e Gjirokastrës, Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut, Mauzoleumi i Dëshmorëve (Durrës), Manastiri i Ardenicës etj.;
Monumenti i Shpalljes së Pavarësisë (Vlorë), Monumenti i Luftëtarit Kombëtar (Korçë), Monumenti i Skënderbeut (Tiranë, Krujë), Ura e Mesit, Xhamia e Ethem beut (Tiranë) etj. ▲ Collapse | | | Monika Coulson Local time: 19:50 Ahli (2001) Bahasa Inggeris hingga Bahasa Albania + ... TOPIC STARTER SITE LOCALIZER Shënim 1 për emërtimet e epokave... | Oct 4, 2003 |
Shënim 1 për emërtimet e epokave gjeologjike, historike e të formacioneve historike-shoqërore që nuk janë emra të përveçëm, shkruhen me shkronjë të vogël:
diluvi, jura, kuaternari etj.; koha e re, mesjeta, neoliti, paleoliti etj.; feudalizmi, komuna primitive, kapitalizmi, komunizmi. | |
|
|
Monika Coulson Local time: 19:50 Ahli (2001) Bahasa Inggeris hingga Bahasa Albania + ... TOPIC STARTER SITE LOCALIZER Emërtimet zyrtare | Nov 6, 2003 |
Emërtimet zyrtare (të sotme ose historike)të institucioneve të shtetit, të partive, si edhe emërtimet e organizatave shoqërore e të njësive ushtarake kryesore shkruhen me shkronjë të madhe (me përjashtim të nyjave dhe të fjalëve shërbyese); po kështu veprohet edhe në rastet e ngjashme në kumtimet e në dokumentet zyrtare:
Kuvendi Popullor, Presidiumi i Kuvendit Popullor, Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, Bashkimet Profesionale të Shqipërisë... See more Emërtimet zyrtare (të sotme ose historike)të institucioneve të shtetit, të partive, si edhe emërtimet e organizatave shoqërore e të njësive ushtarake kryesore shkruhen me shkronjë të madhe (me përjashtim të nyjave dhe të fjalëve shërbyese); po kështu veprohet edhe në rastet e ngjashme në kumtimet e në dokumentet zyrtare:
Kuvendi Popullor, Presidiumi i Kuvendit Popullor, Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, Bashkimet Profesionale të Shqipërisë, Këshilli i Përgjithshëm i Bashkimeve Profesionale të Shqipërisë, Bashkimi i Grave të Shqipërisë, Ushtria Popullore, Kryqi i Kuq Shqiptar, Komiteti Kombëtar i Veteranëve të Luftës të Popullit Shqiptar, Ministria e Arsimit dhe e Kulturës, Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Tregtisë, Akademia e Shkencave e Republikës së Shqipërisë, Universiteti Shtetëror i Tiranës, Biblioteka Kombëtare, Banka e Shtetit Shqiptar, Komiteti i Kulturës dhe i Arteve, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Instituti i Monumenteve të Kulturës, Instituti i Lartë Shtetërori Bujqësisë, Instituti i Shkencave, Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë, Fakulteti Ekonomik, Drejtoria e Përgjithshme e Ekonomisë Komunale, Teatri Popullor, Teatri i Operës dhe i Baletit, Shtëpia Botuese e Librit Shkollor etj. ▲ Collapse | | | Monika Coulson Local time: 19:50 Ahli (2001) Bahasa Inggeris hingga Bahasa Albania + ... TOPIC STARTER SITE LOCALIZER Shënim 1 për emërtimet zyrtare | Nov 6, 2003 |
Në rastet kur një pjesë e emërtimit zyrtar të një institucioni, organizate etj. përdoret për të përfaqësuar gjithë emërtimin, kjo pjesë shkruhet me shkronjë të madhe: ministri i Mbrojtjes, ministri i Punëve të Jashtme, drejtori i Drejtorisë së Ushqimit etj. | | | Monika Coulson Local time: 19:50 Ahli (2001) Bahasa Inggeris hingga Bahasa Albania + ... TOPIC STARTER SITE LOCALIZER Shënim 2 për emërtimet zyrtare | Nov 6, 2003 |
Emërtimet e kategorive të mësipërme, kur përdoren si emra të përgjithshëm, shkruhen me shkronjë të vogël: u bënë zgjedhjet e këshillave popullore të rretheve; do të shkoj në komitetin ekzekutiv; ky universitet nuk ka fakultet mjekësie etj. | | | Monika Coulson Local time: 19:50 Ahli (2001) Bahasa Inggeris hingga Bahasa Albania + ... TOPIC STARTER SITE LOCALIZER Festat kombëtare e ndërkombëtare | Mar 3, 2004 |
Shkruhen me shkronjë të madhe pjesët përbërëse të festave kombëtare dhe ndërkombëtare:
28 Nëntori, 29 Nëntori, 8 Marsi ose Tetë Marsi, 1 Maji, ose Një Maji, 1 Qershori, Dita e Aviacionit, Dita e Mësuesit, Dita Ndërkombëtare e Gruas, Viti i Ri etj. | |
|
|
Monika Coulson Local time: 19:50 Ahli (2001) Bahasa Inggeris hingga Bahasa Albania + ... TOPIC STARTER SITE LOCALIZER Titujt e gazetave, të revistave e të librave | Mar 3, 2004 |
Te titujt e gazetave, të revistave e të librave, të cilët vihen kurdoherë ndërmjet thonjëzash, shkruhet me shkronjë të madhe vetëm fjala e parë dhe emrat e përveçëm që hyjnë në përbërjen e titullit:
"Bashkimi", "Zëri i popullit", "Jeta e re", "Studime filologjike", "Studime historike", "Gjurmime albanologjike", "Bota e re", "Bagëti e bujqësia", "Gramatika e gjuhës shqipe", "Historia e Skënderbeut", "Toka jonë", "Zëri i arbëreshëve" etj. | | | Monika Coulson Local time: 19:50 Ahli (2001) Bahasa Inggeris hingga Bahasa Albania + ... TOPIC STARTER SITE LOCALIZER Titujt e botimeve në gjuhë të huaja... | Mar 3, 2004 |
Te botimet në gjuhë të huaja, të cilat jepen me alfabetin e shqipes, shkruhet me shkronjë të madhe vetëm fjala e parë dhe emrat e përveçëm që hyjnë në përbërjen e titullit:
"I foni tis Alvanias", "Noje rajnishe cajtung", "L'albaneze d'Italia", "L'ymanite ruzhë", "Rote fane" etj. | | | Monika Coulson Local time: 19:50 Ahli (2001) Bahasa Inggeris hingga Bahasa Albania + ... TOPIC STARTER SITE LOCALIZER Shkurtimet e emrave | Mar 3, 2004 |
Shkurtimet e emrave të shteteve, partive, të organizatave, të shoqërive, të institucioneve, të ndërmarrjeve, etj., shkruhen me shkronja të mëdha, pa vënë pikë as ndërmjet, as pas tyre:
RPSH, SHBA, PSSH, PDSH, UNESKO, NATO, OKB, FIFA, ATCH, NB, SMT, KONARE etj. | | | Monika Coulson Local time: 19:50 Ahli (2001) Bahasa Inggeris hingga Bahasa Albania + ... TOPIC STARTER SITE LOCALIZER Emrat e qenieve të personifikuara | Mar 3, 2004 |
Shkruhen me shkronjë të madhe emrat e përgjithshëm, kur përdoren për të shënuar qenie të personifikuara (në fabula, përralla e në krijime të tjera letrare):
... Plaku i Vitit të Ri, O Prill, o im vëlla!; "Vajza dhe Vdekja; Përralla gjeti një ... See more Shkruhen me shkronjë të madhe emrat e përgjithshëm, kur përdoren për të shënuar qenie të personifikuara (në fabula, përralla e në krijime të tjera letrare):
... Plaku i Vitit të Ri, O Prill, o im vëlla!; "Vajza dhe Vdekja; Përralla gjeti një ditë të Vërtetën; Të lumtë e Arbër, se na zbardhe faqen! ▲ Collapse | |
|
|
Monika Coulson Local time: 19:50 Ahli (2001) Bahasa Inggeris hingga Bahasa Albania + ... TOPIC STARTER SITE LOCALIZER Emrat e përgjithshëm për qëllime stilistike | Mar 3, 2004 |
Mund të shkruhet me shkronjë të madhe një emër i përgjithshëm për qëllime të veçanta stilistike, për të theksuar me forcë a me ngjyrim të veçantë një nocion, një njeri a një ide të caktuar (Atdheu, Mëmëdheu, Liria, Komisari, Njeriu, Nëntori etj.):
"Të bukurën e gjeta te ti, o Atdhe!"; "Të nderojmë Mëmëdhenë!"; "Mirëmëngjes Atdhe!"; "Të nderojmë Mëmëdhenë!"; "Mirëmëngjes Republikë!"; "Flamur i madh për Vegjëli"; "Yll i pavdekur për Liri" etj.
[Edited at 2004-03-03 05:27] ▲ Collapse | | | Monika Coulson Local time: 19:50 Ahli (2001) Bahasa Inggeris hingga Bahasa Albania + ... TOPIC STARTER SITE LOCALIZER Përemrat vetorë dhe pronorë... | Mar 3, 2004 |
Përemri vetor ju dhe përemrat pronorë juaj, (i, e) tij, (i, e) saj, në shenjë nderimi për personin të cilit i drejtohemi, ose për të cilin flasim, mund të shkruhen me shkronjë të madhe. | | | Monika Coulson Local time: 19:50 Ahli (2001) Bahasa Inggeris hingga Bahasa Albania + ... TOPIC STARTER SITE LOCALIZER Emërtimet e bartësve të funksioneve të larta | Mar 3, 2004 |
Me shkronjë të madhe mund të shkruhen edhe emërtimet e bartësve të funksioneve shtetërore e shoqërore, kur u drejtohemi atyre:
Zoti Ministër!; zoti Kryetar, zoti President etj.
[Edited at 2004-03-03 05:34] | | | Halaman dalam topik: < [1 2 3] > | Tiada moderator ditugaskan khusus untuk forum ini. To report site rules violations or get help, please contact site staff » Çështje gramatikore: Përdorimi i shkronjave të mëdha TM-Town |
---|
Manage your TMs and Terms ... and boost your translation business
Are you ready for something fresh in the industry? TM-Town is a unique new site for you -- the freelance translator -- to store, manage and share translation memories (TMs) and glossaries...and potentially meet new clients on the basis of your prior work.
More info » |
| LinguaCore |
---|
AI Translation at Your Fingertips
The underlying LLM technology of LinguaCore offers AI translations of unprecedented quality. Quick and simple. Add a human linguistic review at the end for expert-level quality at a fraction of the cost and time.
More info » |
|
| | | | X Sign in to your ProZ.com account... | | | | | |