Halaman dalam topik: < [1 2 3] | Çështje gramatikore: Përdorimi i shkronjave të mëdha Penyiaran jaluran : Monika Coulson
| Monika Coulson Local time: 17:04 Ahli (2001) Bahasa Inggeris hingga Bahasa Albania + ... TOPIC STARTER SITE LOCALIZER Emërtimet shkencore | Mar 3, 2004 |
Shkruhen me shkronjë të madhe emërtimet shkencore të tipave, klasave, rendeve, familjeve e gjinive të botës bimore e shtazore në trajtën latine të tyre; te emërtimet e llojeve e të nëndarjeve të tyre shkruhet me shkronjë të madhe vetëm fjala e parë:
Chordata, Protozoa, Mammalia, Pisces, Rodentia, Canis lupus, Locusta viridis etj.
Angiospermae, Gymnospermae, Dicotyledones, Monocotyledones, Pinaceae, Larix, Abies, Castanea sativa, Salvia officinalis etj. | | | Monika Coulson Local time: 17:04 Ahli (2001) Bahasa Inggeris hingga Bahasa Albania + ... TOPIC STARTER SITE LOCALIZER Simbolet e elementeve kimike | Mar 3, 2004 |
Shkruhen me shkronjën e parë të madhe simbolet e elementeve kimike:
Cl, Fe, H, Mg, Mn, N, Na, O, S etj. | | | Monika Coulson Local time: 17:04 Ahli (2001) Bahasa Inggeris hingga Bahasa Albania + ... TOPIC STARTER SITE LOCALIZER Shkruhen me shkronjë të vogël | Apr 13, 2004 |
Emrat e përgjithshëm si rrugë, bulevard, stadium, shesh, lagje, hotel, kinema, teatër, ndërmarrje, uzinë, kombinat, hidrocentral, vapor, shkollë, klub, gazetë, revistë, roman, poemë, dramë, opera, balet, këngë, çetë, batalion, brigadë etj., që përcaktohen nga një emër a emërtim i përveçëm në rasën emërore, i vënë ndërmjet thonjëzash*, shkruhen me shkronjë të vogël:
rruga... See more Emrat e përgjithshëm si rrugë, bulevard, stadium, shesh, lagje, hotel, kinema, teatër, ndërmarrje, uzinë, kombinat, hidrocentral, vapor, shkollë, klub, gazetë, revistë, roman, poemë, dramë, opera, balet, këngë, çetë, batalion, brigadë etj., që përcaktohen nga një emër a emërtim i përveçëm në rasën emërore, i vënë ndërmjet thonjëzash*, shkruhen me shkronjë të vogël:
rruga "Asim Vokshi", rruga "Avni Rustemi", bulevardi "Dëshmorët e Kombit", stadiumi "Dinamo", sheshi "Skënderbej", lagjja "Çlirimi";
hotel "Adriatiku", hotel "Dajti", kinema "Skënderbeu", teatri "Migjeni", uzina Drini, shkolla "Katër Dëshmorët", shkolla "Liria", klubi "Tomori";
gazeta "Liria", revista "Nëntori", romani "Lumi i vdekur", drama "Toka jonë";
çeta "Selam Musaj", batalioni "Fuat Babani", brigada "Shkurte Pal Vata" etj.
Kur emërtimet e mësipërme përdoren më vete (jo në fjali) në tabelat, dokumentet e shpalljet zyrtare, shkruhet me shkronjë të madhe edhe fjala e parë.
Me shkronjë të madhe shkruhen gjithashtu emrat shesh, rrugë, lagje etj., kur ata janë pjesë e emërtimit të përveçëm përkatës:
Rruga e Barrikadave, Sheshi i Flamurit, Lagjja e Re, Klubi i Manastirit etj.
* Emrat e rrugëve e të shesheve në tabelat përkatëse nuk vihen në thonjëza. ▲ Collapse | | | Monika Coulson Local time: 17:04 Ahli (2001) Bahasa Inggeris hingga Bahasa Albania + ... TOPIC STARTER SITE LOCALIZER Shkruhen me shkronjë të vogël | Apr 23, 2004 |
Emrat e popujve dhe të banorëve të një vendi, të një krahine, të një qyteti etj. shkruhen me shkronjë të vogël:
afrikanët, algjerianët, amerikanët, bullgarët, evropianët, francezët, hungarezët, kinezët, pellazgët, polakët, rumunët, shqiptarët, vietnamezët, zvicerianët etj.;
arbëreshët, beratasit, dibranët, elbasanasit, gjirokastritët, kosovarët, kolonjarët, matjanët, myzeqarët, shkodranët, shpatarakët, tiranasit, ulqinakët, vlonjatët, etj. | |
|
|
Monika Coulson Local time: 17:04 Ahli (2001) Bahasa Inggeris hingga Bahasa Albania + ... TOPIC STARTER SITE LOCALIZER Shkruhen me shkronjë të vogël | Apr 23, 2004 |
Emrat e ditëve të javës, të muajve e të stinëve shkruhen me shkronjë të vogël:
e hënë, e martë, e mërkurë, etj.;
janar, shkurt, mars, prill etj.;
pranverë, verë, vjeshtë, dimër. | | | Halaman dalam topik: < [1 2 3] | Tiada moderator ditugaskan khusus untuk forum ini. To report site rules violations or get help, please contact site staff » Çështje gramatikore: Përdorimi i shkronjave të mëdha CafeTran Espresso | You've never met a CAT tool this clever!
Translate faster & easier, using a sophisticated CAT tool built by a translator / developer.
Accept jobs from clients who use Trados, MemoQ, Wordfast & major CAT tools.
Download and start using CafeTran Espresso -- for free
Buy now! » |
| Trados Studio 2022 Freelance | The leading translation software used by over 270,000 translators.
Designed with your feedback in mind, Trados Studio 2022 delivers an unrivalled, powerful desktop
and cloud solution, empowering you to work in the most efficient and cost-effective way.
More info » |
|
| | | | X Sign in to your ProZ.com account... | | | | | |