Kur të mbërrin nga shtëpia botuese romani i redaktuar
Penyiaran jaluran : Roland Lelaj
Roland Lelaj
Roland Lelaj
Kanada
Local time: 23:35
Ahli (2008)
Bahasa Inggeris hingga Bahasa Albania
+ ...
Sep 23

Përshëndetje,

ky shkrim flet mbi pjesën e punës redaktuese ose ndryshe "editimin linear" gjatë përgatitjes për botim të një vepre letrare. Ndoshta kjo fazë nuk ka të bëjë shumë me punën e përkthyesit, por mendoj se është interesante të njohim edhe punën e atyre përpara apo pas nesh si hallka të një zinxhiri të përbashkët derisa vepra letrare/shkencore të bjerë në duart e lexuesve.

Dhjetë gjëra absolutisht për të mos u bërë kur të mbë
... See more
Përshëndetje,

ky shkrim flet mbi pjesën e punës redaktuese ose ndryshe "editimin linear" gjatë përgatitjes për botim të një vepre letrare. Ndoshta kjo fazë nuk ka të bëjë shumë me punën e përkthyesit, por mendoj se është interesante të njohim edhe punën e atyre përpara apo pas nesh si hallka të një zinxhiri të përbashkët derisa vepra letrare/shkencore të bjerë në duart e lexuesve.

Dhjetë gjëra absolutisht për të mos u bërë kur të mbërrin nga shtëpia botuese romani i redaktuar
nga Giulio Mozzi (“Editing, teoria e pratica”, 2020)

[Këtu nuk flitet, natyrisht, për atë që quhet editing i përgjithshëm, ajo që bëhet muaj përpara botimit dhe që realizohet sidomos duke folur për romanin, për strukturën e tij, montazhin e historisë që po rrëfehet, etjera; këtu flitet për editing të imët mbi tekstin, i quajtur edhe editing linear ose punë redaktuese. Ka ca kufinj të vështirë për t’u përcaktuar nganjëherë midis editing-ut linear dhe punës së mirë redaktuese.]

1. Mos e shty për më vonë. Sa kohë të kanë dhënë? Një javë, dy, një muaj? S’ka problem. Mos e shty kurrë për më vonë. Kur zhytesh korrigjimeve, dalin gjithmonë gjëra të reja: ngatërresa, natyrisht, por edhe mundësi. Dhe, sa më me qetësi të punosh, aq më kollaj do të mund t’i eliminosh ngatërresat dhe aq më lumturisht do t’i shfrytëzosh mundësitë.
2. Për të njëjtat arsye: mos u nxito. Ose: nxitohu për të filluar, mos ki ngut të mbarosh. Në qoftë se dorëzimi është parashikuar për ditën X ora Y, ke kohë deri në orën Y-1 minutë të ditës X.
3. Përpara se të fillosh ta shohësh tekstin pikë më pikë, hidhi një sy të përgjithshëm. Do të të shërbejë për të krijuar një ide rreth sasisë së punës që të pret, por, sidomos, për të krijuar një ide si është punuar me tekstin. Profesioni i redaktorit është një profesion rigoroz, por çdo redaktor ka – në fund të fundit – stilin e vet; dhe një redaktor i zoti di t’i përshtatet tekstit që editon.
4. Mos iu dorëzo tundimit për të ndërhyrë herë këtu e herë aty. Fillo nga e para dhe ec përpara (qetësisht, pa ngut, etj.). Puna jote duhet të ripërshkojë atë të redaktorit, që ka filluar pikërisht nga fillimi. (Kjo vlen edhe nëse romanin e ke montuar e çmontuar me dhjetra herë, me rezultatin që – ndodh – faqet e para janë ato që janë shkruar të fundit, etjera: madje, vlen sidomos në një rast të tillë).
5. Mos e urre redaktorin. Nëse je në përvojën tënde të parë (të priftë, pra, e mbara!) do të zbulosh që redaktori është pamatësisht pedant, pafundësisht i duruar, strategjikisht i padurueshëm. Natyrisht, s’do ta durosh. Por ai duhet të bëjë kështu. Duhet të ngrerë edhe problemin më të vogël. Mund të ndodhë që të të propozojë alternativa që ti i kishe përjashtuar (por ai s’ka nga ta dijë që ti i ke marrë në konsideratë), që të të sugjerojë zgjidhje që i rrafshojnë fluturimet e tua shprehëse (por nëse detyra jote prej shkrimtari është t’i ketë kryet në re, detyra e tij prej redaktori është t’i ketë këmbët në tokë), e me radhë. E gjitha është pjesë e dialektikës normale. Duhet ta dashurosh pedanterinë e redaktorit. (Vijon më poshtë)

Përktheu Arben Dedja, Peizazhe të fjalës, shtator 2024
https://peizazhe.com/2024/09/10/kur-te-mberrin-romani-i-redaktuar/


[Edited at 2024-09-23 14:23 GMT]

[Edited at 2024-09-23 14:23 GMT]

[Edited at 2024-09-24 03:20 GMT]
Collapse


 


Tiada moderator ditugaskan khusus untuk forum ini.
To report site rules violations or get help, please contact site staff »


Kur të mbërrin nga shtëpia botuese romani i redaktuar






Pastey
Your smart companion app

Pastey is an innovative desktop application that bridges the gap between human expertise and artificial intelligence. With intuitive keyboard shortcuts, Pastey transforms your source text into AI-powered draft translations.

Find out more »
TM-Town
Manage your TMs and Terms ... and boost your translation business

Are you ready for something fresh in the industry? TM-Town is a unique new site for you -- the freelance translator -- to store, manage and share translation memories (TMs) and glossaries...and potentially meet new clients on the basis of your prior work.

More info »